VIHET GURËTHEMELI I ANEKSIT TË SHTËPISË SË KULTURËS NË KRUSHË TË MADHE

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në Krushë të Madhe së bashku me drejtorin e DKRS Afrim Dinën, drejtorin e DPZHR Berat Durakun, po ashtu edhe me inxhinierët përgjegjës Sylejman Daka nga komuna, arkitektin Arbër Zenuni nga Krusha e Madhe si dhe inxhinierin Arianit Termkolli nga kompania zbatuese “Sinani ing”, me të cilët kryen edhe këshillimet e fundit, e që së bashku edhe me anëtarët e KK Rahovec, Arbër Zenuni e Sejfullah Sejfullahu si dhe udhëheqësin e këtij ansambli Fatmir Sejfullahun e pjesëmarrës të tjerë, vendosën gurthemelin e këtij projekti të ri shumë të nevojshëm për aktivitetet e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Bajram Curri”, kontratë kjo që kap vlerën 96,753.61€ dhe do të jetësohet në përputhje me planin dinamik.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …