leoni

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Stadiumit në tepih, në fshatin Irzniq në vlerë 400.000 mijë €

Sportistët e fshatit Irzniq të komunës së Deçanit, nuk do ta kenë më problem zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve sportive, kjo me vetë faktin, se brenda pak ditëve në mes të këtij fshati, do të ndërtohet Stadiumi me tepih, në vlerë prej 400.000 mijë€. Të mërkurën edhe zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e këtij Stadiumi, ku i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, deputeti Rasim Selmanaj, zyrtar nga MKRS, asamblistë, sportist dhe banorë të këtij lokaliteti. Ndërtimi i këtij Stadiumi ka një rëndësi të veçantë, fshati Irzniq ka talent të shumtë njëkohësisht edhe klubin e futbollit dhe hendbollit. Kryetari Ramosaj, tha se një ëndërr e sportistëve dhe e banorëve të këtij fshati, po bëhet realitet, e për këtë falënderojmë deputetin Rasim Selmanaj, MKRS-në, dhe Qeverinë Haradinaj për mbështetjen në realizimin e këtij projekti. Për rëndësinë e këtij Stadiumi kanë folur deputeti Rasim Selmanaj, përfaqësuesi i MKRS-së Iber Alaj dhe asamblisti Milazim Mushkolaj. Po ashtu edhe në fshatin Shaptej, kanë filluar punimet për ndërtimin e Poligonit Sportiv në mes të këtij fshati në vlerë prej 50 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …