Vihet gurthemeli i Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit, investim i MKRS-së 1.2 milion euro

Rogova e Hasit bëhet me Qendër të Kulturës. Të premten është vënë gurthemeli i Qendrës, investim kapital ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vlerë prej 1.2 milion euro, dhe që do të zgjasë dy vite në shuma të ndara 500 mijë euro për vitin 2018 ndërkaq për vitin pasues në këtë projekt kapital do të investohen 700 mijë euro. Me finalizimin e këtij objekti, banorët e këtij fshati të Komunës së Gjakovës do të kenë hapësirën e nevojshme ku do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore. Me rastin e vënies së gurthemelit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se përmes ndërtimit të kësaj qendre po i kthehet dinjiteti kulturor banorëve të këtij fshati. “Në Rugovë të Hasit po e vëmë gurthemelin e ndërtimit të qendrës kulturore. Me realizimin e këtij projekti krijohen kushte për zhvillimin e përgjithshëm të aktiviteteve kulturore në këtë rajon”, ka thënë ministri, duke e konsideruar edhe si një vend që ka pasur traditë të zhvillimit të aktiviteteve kulturore. Ministri u shpreh se ky nuk do të jetë projekti i vetëm që po e investojnë në Rogovë të Hasit, pasi që mbesin të përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës sportive për këtë pjesë. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, duke shprehur i lumtur për ndërtimin e Qendrës së Kulturës në Rogovë, tha se ky projekt do të ketë ndikim në jetën kulturore të Rogovës dhe fshatrave për rreth. Sipas banorëvë, ndërtimi i kësaj Qendre Kulturore në Rogovë të Hasit i rritë vlerat kulturore, arsimore dhe shoqërore të kësaj ane. I pranishëm në vënien e këtij gurthemeli ishte edhe deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili tha se ky projekt do të ndikojë në fuqizimin dhe zhvillimin e kulturës në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …