Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të ShFMU “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc

Gjatë ditës së marte është vu gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Në ceremoninë e vënies së guthemelit i pranishëm ishte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të fshatrave Hoçë e Madhe dhe Brestoc.

“Sot e vumë gurthemelin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Do të vazhdojmë me ndërtimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve në mësim, përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, sepse arsimi është baza e zhvillimit të shoqërisë dhe prioritet absolut i imi”, ka thënë në fjalimin e tij kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …