Vihet gurthemeli për ndërtimin e shëtitores së lumit Krena

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese, kanë filluar punimet për ndërtimin e shëtitores së lumit Krena. Kompania e cila ka fituar tenderin do të më shohë gati çdo ditë këtu, sepse Krena mbetet projekti im më i dashur”- tha në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Fillimin e punimeve e përshëndeti edhe Ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj e cila tha se investimet në lumenj nuk do të mungojnë as në vitet në vijim. Projekti për ndërtimin e shtratit e lumit Krena dhe shëtitores përreth është një bashkëfinancim i Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Vlera totale e projektit është dy (2) milion euro dhe punimet do të zgjasin 3 vjet e gjysmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …