leoni

Vijon mbështetja për fermerët ferizajas me fidane të mjedrës

Mbështetja për bujqit e fermerët ferizajas nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, është e vazhdueshme. Për të parë nga afër investimet e kryera dhe mbështetjen me fidane të mjedrave subvencion nga DBP-ja, doli i pari i bujqësisë dhe pylltarisë, Burim Bajrami i cili vizitoi fermerin Naim Bislimi në fshatin Dremjak, i cili ishte një nga 16 përfituesit e subvencionimit të këtij viti me fidane të mjedrës. Ky subvencionim i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, u shpërnda tek 16 fermerë të cilët përveç me fidane të mjedrës u mbështetën edhe me rezervuar, foli plastike dhe sistem të ujitjes pikë-pikë, duke mbjellur kështu 4 hektarë me kulturë mjedër. Drejtori Bajrami theksoi se kjo mbështetje do të vijoj për fuqizimin e këtij segmenti të rëndësishëm të bujqësisë, duke i lehtësuar punën e rritur përfitimet për fermerët ferizajas.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …