Viktor Gjikolaj: Tri poezi

Viktor Gjikolaj: Tri poezi

Kushtuar dëshmorit të atdheut, Zef  Bruçi
Lodrojnë retë mbi shkrepa e pyje, 
Derdhur krojet, 
Valë kristali,
Djemtë e vajzat, 
porsi yje, 
Lumë ç’ dhuratë, 
Partia u fali.
Shkollë e Re, e hapi derën, 
Siç hap fletët, lulebora. 
Gëzim i madh na i mbushi zemrat, 
Emër të ri, ka marrë sot shkolla.
Kur djellon, emri te pragu, 
Flet për trimin , flet për burrin, 
Flakëron, 
një dritë gjaku,
E kujtojnë brezat, 
Zef Bruçin. 
Me Partinë,
 u lidh në jetë, 
Besë e zemër, 
për Shqipërinë!… 
Komunist, Shqipo me fletë, si ortek ra mbi tradhtinë! 
Volli zjarr, pushka e armikut, 
Plaga e trimit gurët skuqi,
Pikë gjaku, ditë e korrikut. 
Për pushtetin popullor ra trimi, Zef Bruçi.
Emri i tij, djellon te pragu, 
Këndojnë brezat, këngën e tij. 
Flakëron një dritë gjaku, 
Rron, kush bie për Shqipëri.
KALON NJË GRUA
Nga gjiri i saj, merr jetë bota. 
Gjithë njerëzimi, aty rritet. 
Ajo është, gurra, 
Ajo, është, porta. 
Veç nga nëna, dalin mitet.
Kalon një grua, 
A e ndjeni?! 
Është lëndina, mali, kodra… 
Ajo, folezë për gjithë zogjtë, 
Ajo, shkëndijë, 
e çdo zjarri,
Kalon një grua,
Mirësia, me butësinë engjëllore. 
Ajo, lëviz, bën mrekulli ra…
Mbanë në këmbë, 
Gjithë galaktikat,
Dashuritë dhe stuhitë qiellore.
Kalon një grua,
Hapi i saj, sikur përcjellë, ndonjë ninullë,
Fërfërinë në qiell. 
I bëjnë dritë, 
e, i bëjnë udhë.

PËRTEJ KUFIJVE?!

Dikur, nuk na donin, 
Ne, të jetonim,
As sot, binduni se, nuk na duanë, -të jetojmë.
Ata që, halë në sy na kishin dhe na kanë.
Armiq të egër, kanibalë,
Të pamëshirë, të pështirë, tradicionalë.
Pushtues dinakë, të pa moral.
Populli ynë, i din fort mirë, kush ishin dhe kush janë:
Reaksionarë shovinistë, Neo-nazifashist, serbë, grekë, evropianë, rusë dhe amerikanë.
Shqiptarët, kurrë nuk e pranuan, as e pranojnë robërinë!…
Se, në zemra e kishin,
-Përjetë e kanë,
 Nënë Shqipërinë.
Viti 1944, kasollet tona- kala, gjëmonin! 
Fushat shkreptinin.
Nga malet zbritën partizanë.
Me gjak e skuqën dhenë.
Ata, fole i kishin istikamet për luftën!…
Me krahët e Shqiponjës në Flamur, fluturonin.
Partia Komuniste Shqiptare,
Lindi rreze lirie, duke shndritë.
Enveri, me popullin e rriti nga stuhitë.
Shqipëria, vërtet rilindi në ato vite!…

 8 Nëntor, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Dr Flora Brovina: Ajshe Gjonbalaj, “Kreshnikja e Maleve tona “

Si ta quajmë rrëfimin kaherë të kërkuar që ta mësojmë, rrëfimin për një vajzë vuthjane. …