Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka dhënë një deklaratë të fortë për Ukrainën, në mbështetje për regjimin e presidentit rus, Vladimit Putin. Ai ka thënë se ekzistenca e Ukrainës dhe qëndrueshmëria e ushtrisë së saj mbështetet vetëm në paratë perëndimore”. Pjesa e parë e deklaratës, në të cilën lideri ukrainas fjalë për fjalë përsërit fjalët e homologut rus dhe vë në pikëpyetje vetë ekzistencën e një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, është veçanërisht e diskutueshme. Sovraniteti i Ukrainës është praktikisht i humbur. Një vend që nuk ka të ardhura financiare dhe që nuk mund të sigurojë vende pune për qytetarët e saj, e lëre më të financojë luftën, nuk është sovran”, tha ai. Sipas tij, për të kryer operacione luftarake nevojiten tre gjëra – para, para dhe para. Aktualisht, vetëm financat perëndimore po i mbajnë gjallë ukrainasit dhe ushtrinë ukrainase të aftë për luftë”, shtoi kryeministri hungarez. Ndryshe, Hungaria në disa raste ka përdorur veton për të bllokuar fondet e Bashkimit Evropian, të cilat kishin për qëllim të ndihmonin Ukrainën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …