Miku më i dashur dhe më i vyer i shqiptarëve, diplomati i mirënjohur amerikan, William Walker, shprehet i bindur se BE-ja dhe Amerika po e shtyjnë Kosovën në drejtimin e gabuar. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian, e që e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha Voker për mediet. Nuk mund ta pranoj këtë plan ku po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë nuk e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar në Kosovë, përkundrazi kanë shumë të drejta, madje kanë edhe ulëse të siguruara në Kuvend. Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtimin gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës. Në këtë marrëveshje askund nuk shkruan që Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj dhe kjo është shumë zhgënjyese. Çështja e pavarësisë duhet të jetë prioritet, e më pas duhet të diskutohet për pikat e tjera. Unë e kuptoj mirë që Kryeministri Kurti është para një presioni të madh por e porosis që ta durojë presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet sesa po bashkohet Kosova, u shpreh i zhgënjyer, qytetari i nderit të Reçakut, Viliam Voker. Në takimin e fundit në Bruksel, Kryeministri Kurti shprehur gatishmërinë e tij për ta nënshkruar propozimin e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …