Zëdhënësi i KFOR-it, Vinçenco Grasso, ka demantuar deklaratat e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se forcat e Kosovës po planifikojnë një intervenim të armatosur për të vënë nën kontroll veriun e Kosovës dhe për të marrë Trepçën. Grassso ka thënë se nuk ka shenja se Kosova është duke planifikuar diçka të tillë ashtu siç kanë spekuluar disa media. Në një intervistë për Tanjug, ka thënë se situata në Kosovë është nën kontroll dhe nuk ka indikacione për incidente të mundshme. I pyetur nëse KFOR-i është pajtuar me një plan të tillë të Prishtinës për intervenim në veri, Grasso është përgjigjur se të gjitha palët duhet të mos provokojnë tensione të panevojshme bazuar në informacione të pabazuar që shkaktojnë shqetësim tek popullata. Ai gjithashtu është pyetur se çfarë do të bëj KFOR-i nëse Kosova do të ndërhyjë në veri, ai ka thënë se KFOR-i mbanë kontakte shumë stabile dhe të mira me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë, gjithashtu edhe me forcat e armatosura të Serbisë, për të parandaluar çfarëdo aksioni të papritur.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …