Viola von Cramon

Viola von Cramon: BE-ja nuk po i kushton vëmendje meritore pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shkruar se Brukseli zyrtar nuk po i kushton vëmendje të duhur nasave që po ndërmerr Beogradi zyrtar ndaj popullit shqiptar në Kosovën Lindore. Ajo ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk po i kushton vëmendje meritore pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin. Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së. Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye” ka shkruar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …