Viola von Cramon

Viola Von Cramon dorëzoi draftin e raportit vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet në Komisionin për Politikë të Jashtme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon  ka dorëzuar draftin e raportit të saj vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet fillimisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, ndërsa më vonë gjatë vitit edhe në seancë plenare. Ky tekst përmban pikat e përgjithshme, ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Në këtë draft-raport, Parlamenti Evropian “mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik”. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit të kaluar, kur Çekia kryesonte bllokun, ndërsa tash Presidenca suedeze është duke u konsultuar me vendet anëtare për hapat e mëtejmë. Në draft thuhet, po ashtu, se “mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”. Parlamenti Evropian ka insistuar për shumë vite që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt. Në fund të vitit 2022, vendet anëtare të BE-së më në fund kanë arritur pajtueshmëri për të finalizuar procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024.(ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …