Votimin e Rezolutës në Parlamentin Evropian, që bënte thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e vlerëson shumë pozitive, ngase është hera e parë që insistohet në këtë çështje, ndonëse nuk është e tillë në raport me Kosovën. Ajo theksoi se shpreson se do të arrihet një zgjidhje, që kjo të jetë më e hershme, që integrimi në BE të arrihet pas këtij dialogu. “Jemi krenar që kemi bërë një veprim të tillë dhe ky është një sinjal që do ta citoja kancelarin tonë që “është e qartë që nuk është kompromis, por rezultat, një e arritur”, deklaroi Von Cramon. Në pyetjen se si do të parashikonte vijimin e procesit, në rast se Vuçiqi nuk merr parasysh këtë rezolutë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian theksoi se deklaratat e Vuçiqit nuk e befasojnë, sepse interesimi i tij është që vendi i tij të integrohet në BE dhe, në fund, shpresojmë që të jetë më atraktiv, të shohim një bindje se Serbia e Kosova mund të arrijnë këtë rezultat.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …