Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës së Portugalisë janë shumë të vogla. Ajo thotë se për fat të keq nuk është mundur të bëhet ndonjë progres për shkak të skepticizmit të disa vendeve evropiane. Në anën tjetër zyrtarët e BE-së qëndrojnë të heshtur pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do të njohë Kosovën deri në vitin 2022. Peter Stano thotë se nuk është punë e BE-së të komentojnë çdo deklaratë të politikanëve në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të …