Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me siç ka thënë “fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë”. Von Cramon ka kujtuar se media e lirë është shtylla thelbësore e demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë të shprehen pa asnjë frikë. “Mediat e lira janë një nga shtyllat thelbësore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë të shprehen pa asnjë frikë. Prandaj jam duke monitoruar nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, ka shkruar Cramon. Ajo më tej ka përmendur se Kosova ka shërbyer si shembull për një mjedi pluralist ku siç ka thënë “do të dëshironim të shihnim që standardet evropiane të shprehjes së mendimit të mbeten të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …