Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon i ka reaguar kundër zëvendësit të Kurtit, Besnik Bislimi, i cili u shpreh kundër të emisarit, Miroslav Lajçak, pasi ai takoi disa pjesëtarë të organizmave joqeveritare serbe, ndërsa Bislimi e kishte kritikuar emisarin e BE-së për sukur shprehej ai “qasje të pa drejtë dhe jo neutrale”. Cramon përmes një postimi tha se Bashkimi Evropian vendos vetë dhe nuk ka nevojë që dikush t’u tregojë zyrtarëve të saj se çfarë të bëjnë. Këta njerëz nuk janë zëdhënës të Vuçiqit, por OJQ të pavarura që mbështesin programet multietnike dhe punojnë pa u lodhur për integrimin brenda Kosovës. Këto deklarata nuk janë vetëm të rreme, por edhe të rrezikshme pasi vendosin në shënjestër personat dhe organizatat e tyre. Unë personalisht jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar për deklaratat dhe veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës, saktësoi zonja Cramon.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …