Raportuesja e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor Viola von Cramon, e mësuar me mëshirën që duhet të ndajë Evropa deklaroi dje në Sarajevë se ne deputetët evropianë themi gjithmonë se në rast se statusi i kandidatit i jepet Moldavisë dhe Ukrainës, duhet t’u japim diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të treguar se jemi të besueshëm dhe se besimi te ne nuk humbet plotësisht”, tha von Cramon. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë do të thotë kthim i besueshmërisë, ajo u përgjigj se bëhet fjalë për statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Von Cramon mbërriti në Sarajevë me një grup eurodeputetësh dhe anëtarësh të Bundestagut nga Grupi i Gjelbër.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …