Viola von Cramon

Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin e saj për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut

Euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut. Sipas saj ato mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të destabilizuar rajonin. Në një postim të saj Von Cramon bën përgjegjës Bashkimin Evropian që sipas saj dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet. Kur shtetet anëtare të BE-së dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht edhe në Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojë dhe të përshpejtojë veprimet e veta, shkruan euro-deputetja, Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …