Viola von Cramon

Viola von Cramon: Komisionit Evropian ka një tendencë për t’i dhuruar diçka presidentit serb para zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën deputete në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha sot në Beograd se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit përmban shumë kritika, por se një ton pozitiv po përhapet sepse, siç tha, ka një tendencë për t’i dhuruar diçka presidentit serb para zgjedhjeve. Ajo vlerësoi se nuk është detyrë e KE-së ta bëjë këtë. “Është nënshkruar nga komisioneri hungarez Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe siç thashë më herët, ka një tendencë për t’i dhënë diçka presidentit serb para zgjedhjeve, gjë që është normale dhe në rregull, por kjo nuk është punë e Komisionit”, u tha ajo gazetarëve dhe vlerësoi se raporti ka tutje shumë pika kritike. Nëse keni vërejtje kritike për situatën aktuale, si mund të keni në fund një ide për hapjen e kapitujve? Unë shoh shumë shenja skepticizmi te kolegët e mi në Parlament”, shtoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …