Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon pas vizitës disa ditore në Kosovë. Cramon tha se ka folur me kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për dialogun por jo diçka specifikisht. Ajo theksoi se presin që javëve të ardhshme mund të shihet një përafrim të pozicioneve ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit dhe sipas saj kjo mund të bëhet përmes negociatave. Cramon ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. “Shpresojmë se në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara dhe gjatë presidencës së Gjermanisë kemi mundur ta kemi këtë temë në agjendë derisa Kosova i ka përmbushur kushtet teknike prandaj është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje disa shtete anëtarë hezitojnë”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …