Anëtarja e Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, beson se ndryshim i Presidencës së BE-së mund të jetë në të mirën e qytetarëve të Kosovës për të dalë nga izolimi, pasi nga korriku Gjermania do ta marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ende ka shumë hezitim nëse janë përmbushur kriteret në shumë çështje të reputacionit të përgjithshëm si krimi i organizuar, në Kosovë. Nuk është çështje teknike, por s’ka ndonjë arsye të qartë se pse ende nuk po hiqet regjimi i vizave. Është diskriminim, por ne nuk mund të premtojmë atë që s’mund të bëjmë, ka thënë zonja Cramon në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, e cila pranon se Kosova po diskriminohet por nuk e tregon qartë shkakun e këtij diskriminimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …