Më 12 korrik do të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe palët do të takohen në Bruksel. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se ky është hapi i parë për rifillimin e një procesi të stërzgjatur dhe se sipas saj, ky takim duhet të shërbejë për gjetjen e një zgjidhjeje më afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të sillte njohjen e Kosovës dhe normalizimin e të dyja vendeve. Ajo thekson se në këtë takim assesi nuk duhet të diskutohet dhe as të jetë si temë çështja e shkëmbimit të territoreve. Për samitin e 10 korrikut të organizuar nga Merkel dhe Macron, ajo deklaron se shpreson që të arrihet jo vetëm një, por më shumë marrëveshje. Mirëpo sipas saj nuk ka gjasa që menjëherë pas rifillimit të dialogut të ketë një përfundim të shpejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …