leoni

Viola von Cramon

Viola von Cramon: Në komunën shqiptare të Medvegjës nën Serbi, qytetarëve po iu hiqen të drejtat e tyre themelore

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka paraqitur një tabelë me numrin e votuesve shqiptarë të regjistruar në disa vendbanime, në Serbi, duke pyetur se si mund t’u hiqen qytetarëve të drejtat e tyre themelore. “Pasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon, dhe  kjo shihet në këtë tabelë. Kjo ndodh në rajonin e banuar kryesisht me shqiptarë në jug të Serbisë. Ajo këtë konstatim e  përcolli me një postim të një përdorueseje tjetër të rrjetit social,  quajtur Flora Ferati-Sashsenmajer, e cila ka publikuar një tabelë ku paraqitet zvogëlimi i numrit të votuesve të regjistruar në Serbi, në krahasimin mes viteve 2012 e 2019 në vendbanimet: Gjylekreshtë, Kapit, Tupallë, Sijarinë, Sfircë, Rama Banjë, Stara Banjë dhe Gërbac. Zvogëlimi më i madh i numrit të votuesve të regjistruar në këtë tabelë është në Sfircë – për 71.25 për qind, pastaj në Sijarinë me 70.64 për qind. Rënie e konsiderueshme prej më shumë se 50 për qind vërehet pothuajse në të gjitha vendbanimet tjera të paraqitura në tabelë ka nënvizuar Viola von Cramon duke u bazuar në fakte e të dhëna statistikore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …