Viola Von Cramon

Viola von Cramon: Në Kosovë nuk duhet të ketë vend për protagonistin e njohur nazist, Xhafer Deva as për shtëpinë e tij

Kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, përveç ambasadorit gjerman Jorn Rohde, ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo përmes një postimi ka shkruar  se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës. “Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, personalisht më brengos dhe ngre shumë shqetësime. Zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin, protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet”. “Nuk duhet të ketë vend për revidimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit”, ka shkruar eurodeputetja Cramon, ndërkohë që disa “historianë” shqiptarë  i përshkruajnë merita oficerit nazist të Hitlerit,  gjatë luftës së Dytë Botërore, i cili ka vrarë shqiptarë, serbë dhe hebrenj. Një reagim të fuqishëm kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës, së Qeverisë Kurti e ka publikuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, z Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …