Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është cituar të ketë deklaruar se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë i besueshëm globalisht, duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor. Në katër vjetorin kur Komisioni Evropian për herë të dytë konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, Von Cramon u shpreh se BE-ja duhet menjëherë të heq vizat për qytetarët e Kosovës . Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet menjëherë t’u jepet liberalizimi i vonuar i vizave për qytetarët e Kosovës. Koha është tani dhe Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë!”, ka shkruar zonja Cramon.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …