Viola von Cramon:

Viola von Cramon: Nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën, pa marrëveshje kompromisi me Serbinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë por edhe u ka dhënë një sihariq të papritur e mjaft të hidhur se për qytetarët e Kosovës, nuk do të ketë liberalizim të vizave pa arritur një marrëveshje kompromisi në bisedimet me Serbinë.  Ajo ka shtuar tutje se Kosova dëshiron të shkojë përpara në rrugën e saj evropiane dhe se ka shumë punë për të bërë. Pa një marrëveshje me Serbinë nuk ka perspektivë për integrimin në BE. Askush në Kosovë nuk duhet të presë që ka një të ardhme më të mirë pa angazhime dhe pa kompromise me Serbinë. Zonja Cramon kësaj radhe foli hapur, madje pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës u bëri të ditur filoevropianëve shqiptarë se BE-ja një ditë për liberalizim të vizave mbase do të kërkojë edhe bashkimin e Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …