Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, thotë se përparimi i Kosovës dhe i Serbisë drejtë anëtarësimit në BE nuk është i mundur pa zbatimin e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE. Cramon theksoi se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është kushti për përparimin e Serbisë, duke shtuar se kjo vlen edhe për Kosovën. Ajo gjithashtu vlerësoi se BE po e favorizon Serbinë në raport me Kosovën dhe shprehu shqetësimin për trajtimin e njëanshëm të incidenteve midis dy vendeve. Ka pasur masa kundër Kosovës pas incidentit të majit 2023, por nuk ka pasoja për Serbinë pas incidentit në Banjskë në shtator 2023. Kjo, natyrisht se nuk është e drejtë! Kjo është arsyeja që shpresojmë se së shpejti do të largohen masat ndaj Kosovës, tha zonja Cramon.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …