“Franca është vendi më i pa bindur”, prandaj “është e rëndësishme të bindet qeveria franceze se Kosova është e gatshme për liberalizim të vizave”, ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ndryshe nga Franca, sa i përket Komisionit Evropian, Von Cramon thotë se brenda këtij institucioni të Bashkimit Evropian gjërat janë të qarta – “Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim”. Ajo shpreson që çështja e vizave do të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian pasi, sipas saj, “vendimi për liberalizimin e vizave varet nga Këshilli”. “Shpresoj që Këshilli ta ketë atë në agjendën e tyre së shpejti dhe pastaj ata ta vlerësojnë pozitivisht. Në të njëjtën kohë, qeveria e Kosovës duhet të përfshihet në diskutim me ato shtete anëtare të BE-së, të cilat ngurrojnë dhe kosovarët duhet të adresojnë pyetjet e tyre”, shtoi ajo. Von Cramon ka folur edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit të vitit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e ka quajtur “ngjarje fushate”. Sipas saj “në të vërtetë nuk ka shumë rezultate të qarta”. Politikanja gjermane ka thënë se Kosovës i mungon stabiliteti politik për t’i finalizuar projektet.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …