Evro-deputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, beson se Serbia duhet ta kapërcejë retorikën tejet agresive dhe qasjen tmerrësisht nacionaliste në raport me Kosovën nëse dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nuk mund të pranojmë një vend që ende jeton në të kaluarën dhe ende jeton me këto narrativa të vjetra”, thotë Von Cramon në një intervistë për portalin e lajmeve Euractiv. E pyetur për kritikat se BE-ja nuk po e trajton Kosovën në mënyrë të drejtë, veçanërisht për sanksionet e fundit të BE-së kundër Kosovës, Von Cramon e sheh situatën më të nuancuar. Ajo që dëgjoj është gjithmonë një ndjenjë e përgjithshme se ne nuk e trajtojmë Serbinë njëlloj me Kosovën. Dhe mendoj se kur bëhet fjalë për çështjet e brendshme, po, jam dakord. Mendoj se duhet të jemi shumë më të ashpër ndaj mos-bërjes së reformave, reformave të brendshme; Serbia nuk ka bërë asgjë. Duhet të jemi shumë më të sinqertë. Por, kur bëhet fjalë për dialogun, në veçanti, dhe për secilin hap të vetëm. Unë nuk shoh se BE-ja ka bërë ndonjë gabim të madh, tha zonja Crmaon
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …