Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Viola von Cramon, shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, Kosova dhe Serbia do ta nënshkruajnë marrëveshjen

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, Kosova dhe Serbia do ta nënshkruajnë marrëveshjen. Nëse ajo pranohet dhe nënshkruhet nga palët ky do të jetë një hap i madh drejt Bashkimit Evropian si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Zonja Cramon  ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim. Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme, nënvizoi, Von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …