Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon tha se situata në veri të Kosovës nuk është e qëndrueshme, duke akuzuar Qeveri e Kosovës po bën manovra të rrezikshme. Ajo foli për vizitën që e pati në terren ndërsa shtoi se ka hasur në shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Raportuesja Von Cramon konsideron se askush nuk mund të qeverisë në një komunë me një apo dy për qind të votave. Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë, tha ajo në një konferencë për media. Situata në veri nuk është e qëndrueshme paralajmëroi dhe nënvizoi me këtë rast raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …