Violeta Hyseni: 10 vjet në ndërtimin e një mjedisi të gjelbër ekonomik në Ballkanin Perëndimor

Violeta Hyseni: 10 vjet në ndërtimin e një mjedisi të gjelbër ekonomik në Ballkanin Perëndimor

10 vjet në ndërtimin e një mjedisi të gjelbër ekonomik në Ballkanin Perëndimor

E themeluar 10 vjet më parë, organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” – Connecting Natural Values & People (CNVP) ka koordinuar përpjekjet rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe ka kontribuar në një mjedis të qëndrueshëm socio-ekonomik më të gjelbër për përmirësimin e jetesës së komuniteteve rurale. Organizata ka luajtur një rol kyç në punën me institucionet qendrore dhe lokale, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile, akademinë dhe komunitetin rural në menaxhimin e integruar të pyjeve, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ngritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë kohë kritike, kur bota sfidohet me ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit dhe krizën e energjisë, ne jemi të përkushtuar të sjellim risi dhe të aplikojmë qasje të qëndrueshme për të ruajtur mjedisin tonë, për të përdorur në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore dhe për të kontribuar në uljen e varfërisë.

Për të arritur misionin e saj në Ballkan, CNVP mbështetet financiarisht nga donatorë ndërkombëtarë si: Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Ambasada e Holandës, Prespa Ohrid Nature Trust (PONT), Fondacioni Federal Gjerman Mjedisor (DBU) etj.

Objektivi i CNVP-së është të krijojë kushte për përmirësimin e jetesës së të gjithë aktorëve dhe partnerëve nëpërmjet veprimeve të saj; të forcojnë kapacitetet e tyre për të arritur zhvillim të qëndrueshëm përmes zhvillimit të politikave, programeve dhe projekteve përkatëse dhe niveleve kombëtare, ndërkufitare dhe rajonale.

 

Për CNVP-në

Fondacioni CNVP është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Holandë. Si një trashëgimi e organizatës holandeze SNV, ajo u themelua në vitin 2012 për të vazhduar punën kryesisht në Ballkanin Perëndimor dhe aktualisht operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Për më shumë informata vizitoni www.cnvp-eu.org

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …