leoni

Visar Azemi: “Ferizaj deri në 30 orë pa energji, dorëheqja nuk mjafton”

Visar Azemi, ka kritikuar ashpër qeverinë për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në Ferizaj, ku disa zona kanë mbetur pa furnizim për afro 30 orë.Azemi ka akuzuar qeverinë për dështimin e menaxhimit të krizës energjetike, duke thënë se situata ka shkatërruar çdo mundësi për një jetë dinjitoze për qytetarët. “Nuk mjafton vetëm dorëheqja! Ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit,” deklaroi Azemi.Ai shtoi se “mafia energjetike” po bashkëpunon me njerëz të pushtetit, duke lënë qytetarët e Ferizajt në terr. “Kjo është skandaloze!” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani kritikon procesin e certifikimit: Dorëheqjet nga ekzekutivi ishin joligjore

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se gjatë procesit të certifikimit të kandidatëve …