Visar Azemi; Këto reduktime dhe kjo mungesë e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se në mungesë të vizionit dhe planit të Qeverisë së Kosovës, qytetarët e vendit po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Visar Azemi në një konferencë për medie tha se reduktimet e ashpra që kanë filluar ditët e fundit po ndodhin si pasojë e paaftësisë së ekzekutivit për të ofruar zgjidhje në këtë drejtim. Reduktimet që kanë filluar në shumë qytete e fshatra janë shumë të ashpra. Gjendja bëhet edhe më e vështirë nëse marrim parasysh edhe të ftohtin që po mbretëron tek ne. Këto reduktime dhe kjo mungesë e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofroj zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike. LDK e dinë që sa kohë që nga fillimi ka bërë thirrje për marrjen e masave të nevojshme për t’u përballur me krizën energjetike të cilën e kemi paralajmëruar. LDK thotë se kjo parti ka plan konkret për një zgjidhje të përhershme në sektorin e energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …