leoni

Visar Azemi: Qeveria dhe KESCO kanë dështuar në politikat energjetike, mirëpo pas 9 shkurtit do të veprojmë urgjentisht

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe KESCO-n për dështimin në sigurimin e një strategjie afatgjate për energjinë. Pas katër viteve qeverisje, importet e mëdha të energjisë vazhdojnë të rëndojnë mbi qytetarët dhe bizneset, duke mos sjellë asnjë vlerë për zhvillimin afatgjatë të sistemit energjetik. Pyetja është: Kur do të investojmë në kapacitete të reja për prodhim të energjisë? Këto çmime të larta janë një ndëshkim për qytetarët dhe bizneset, ndërsa qeveria vazhdon të mbajë qëndrime të pavendosura dhe të vonuara për të krijuar një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurt. Azemi premtoi se Qeveria Abdixhiku, që do të formohet pas datës 9 shkurt, do të ndërmarrë hapa urgjentë për të investuar në kapacitete të reja gjeneruese energjie, duke reduktuar varësinë nga importet dhe duke siguruar stabilitet afatgjatë energjetik për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …