Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë devijuar krejtësisht nga ideologjia e dikurshme

Visar Ymeri, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur  mbi ndryshimet e tij dhe ato të kryeministrit Albin Kurti që kanë ndodhur që nga periudha kur ai ishte pjesë e saj. Ai  ka shpjeguar se rrethanat politike dhe qëndrimet e tij kanë evoluar, duke pranuar gabimet dhe ndryshimet që kanë ndodhur brenda partisë dhe në qeverisjen e Kurtit. Kurti dhe qeveria e tij nuk reflektojnë më politikat dhe ideologjinë e dikurshme të Vetëvendosjes. Sipas Ymerit, “asnjë pikë për të cilat ka qëndruar kjo parti,  sot nuk është aktuale në qeveri. Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale për ndryshimet në politikat sociale dhe për mënyrën se si janë trajtuar transferet financiare, duke i konsideruar ato si lëmoshë dhe jo si të drejta qytetare. Ymeri ka vënë në dukje se konceptet politike që ishin të rëndësishme për Vetëvendosjen si mos-negociimi me Serbinë dhe mospranimi i Asociacionit, tani janë ndryshuar krejtësisht.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …