Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Visar Ymeri: Bombardimet dhe mizoritë në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve anembanë botës

Kryetari i lëvizje Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha bombardimet dhe mizoritë  fundit në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve anembanë botës. Qindra mijëra fëmijë e pleq të vrarë barbarisht, shtëpi e spitale të shkatërruara, persekutime, masakra e spastrime, janë këto pasojat e një lufte që nuk po kryhet tash e gjashtë vjet. Asnjë interes ekonomik, kurrfarë influence gjeopolitike nuk e arsyeton këtë batërdi. Njerëzit atje po përballen me krime kundër njerëzimit, këto krime janë të dënueshme dhe duhen dënuar. Ndërkohë që solidarizohemi me civilët e pafajshëm, kjo nuk mjafton për të parë rrugët e daljes nga kjo vorbull e përgjakshme. Siria është shembulli më ilustrues që na tregon se sa e rrezikshme bëhet bota kur marrëdhëniet ndërkombëtare udhëhiqen nga pragmatizmi- nga interesi vetjak për dominim. Në Siri tash e sa kohë po e pëson një popull i tërë, po i cenohet e shkatërrohet hapësira, po i pamundësohet jetesa e shkatërrohet e ardhmja. Është desovranizuar për t’iu kontrolluar territori e resurset, e kështu po i cenohet liria e mirëqenia. Një paqe e përhershme është e mundur vetëm nëse zhduken shkaqet e luftës, ka thënë Visar Ymeri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …