Visar Ymeri

Visar Ymeri, dikur bashkëpunëtori i ngushtë i Albin Kurtit, e ka kritikuar atë për mënyrën e zhvillimit të dialogut me Serbinë

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, për shumë kohë bashkëpunëtori më i ngushtë i Albin Kurtit,  i ka drejtuar atij  kritika për mënyrën se si po zhvillohet dialogu me Serbinë. Ai tha se gabimi i Kosovës në këtë proces është mëdyshja, se çka nuk pranojnë se sa ajo se çka duhet të arrihet. Këtë sipas tij e kanë bërë edhe pushtetet e kaluara. Në një prononcim për Ekonomia Online, Visar  Ymeri, ka përmendur rastin e zgjedhjeve në veri dhe Udhëzimin Administrativ për largimin e kryetarëve në veri të vendit. Mua po më duket që për çdo ditë e më shumë po lexohet se po dëshiron ta zvarrisë procesin e dialogut, veçanërisht prej majit kur i kemi dërguar policinë në veri që u ballafaquan me protesta të dhunshme nga serbët, pra nga ai moment unë mendoj që Kosova shihet si zvarritëse me qëllim e procesit të dialogut dhe rrjedhimisht edhe sanksionet janë të tilla. E kemi rastin e zgjedhjeve. Tash edhe ky insistimi me peticion lexohet nga perëndimi si zvarritje e procesit, tha Visar Ymeri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …