leoni

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Ideja e Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit

Analisti, Visar Ymeri, ka deklaruar se ideja e nismës së Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit dhe nëse kundërshtohet kjo iniciativë nga Qeveria e tanishme duhet të ketë argumente të qëndrueshme. Ymeri, për iniciativën e Ballkanit të Hapur, ka thënë se procesi i Berlinit dhe kjo nismë nëse shikohen për nga aspekti ekonomik, në thelb nuk ndryshojnë shumë. Sipas tij, ideja e Ballkanit të Hapur është përforcim i procesit të Berlinit. “Procesi i Berlinit nuk mund të realizohet pa bashkëpunim rajonal, mund të përshpejtohet përmes Open Balkan”, ka thënë Ymeri. “Pyetja e parë që duhet të shtrohet nga Kosova është se sa kanë ndikim proceset e integrimit rajonal, sepse vetëm përmes këtij bashkëpunimi mund të përforcohet integrimi në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Ymeri. Analisti ndër të tjera ka thënë nëse problemi i Kosovës është me hegjemoninë serbe, duhet të gjendet një zgjidhje në këmbimin tregtar, por jo të injorohen iniciativat rajonale. “Problemi që ne e kemi është me eksportimin e mallrave, ne po themi që nuk duam të jemi pjesë e nismave rajonale, ata që thonë hegjemonia e Serbisë na pengon, le të ndalojnë importin e produkteve serbe”, ka thënë ndër të tjera Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Jashari

Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re

Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …