Visar Ymeri

Visar Ymeri: Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk kanë mandat për dialogun në Bruksel

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk kanë mandat për dialogun në Bruksel, derisa ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, për të cilën Vetëvendosje po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve. Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë konsiderohet si zgjidhje. Dialogu pa kurrfarë kushti, dialogu nënshtrues e poshtërues për Kosovën, po drejtohet  nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit, ka shkruar mes tjerash Visar Ymeri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …