Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka kërkuar që të rinegociohet Marrëveshja për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, sepse ky shtet nuk mund ta zbatojë njëanshëm marrëveshjen për demarkacion. “Është shumë e qartë që kjo marrëveshje për demarkimin e vijës kufitare, që është nënshkruar në vitin 2015 ka qenë e dëmshme për Republikën e Kosovës edhe në njërën anë është tejkalim i mandatit që atëbotë ishte themeluar nga Qeveria, që ka pasur mandat për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit. Ndërkohë që në marrëveshje, ata kanë bërë një caktim të një kufiri të ri, e deri tek arroganca, shtyrja e kësaj marrëveshjeje nga Qeveria e kaluar dhe veçanërisht nga në atëbotë, ministri i Jashtëm, e tash president i Kosovës, Hashim Thaçi, duke cenuar kështu edhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, por edhe duke e dëmtuar rëndë edhe mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë e vendit përmes kësaj marrëveshjeje ka thënë Ymeri në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …