Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë që kanë qenë në opozitë, duke theksuar se kjo mund të ndodhë për dy arsye kryesore. Ymeri vlerëson se partitë opozitare mund të arrijnë një pajtueshmëri më të madhe në pika kyçe programore, veçanërisht në lidhje me dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Unë e shoh një qeveri të partive që kanë qenë në opozitë të mundshme për dy arsye. Sepse ato kanë një pajtueshmëri më të madhe, sa i përket pikave programore, dialogun, marrëdhëniet ndërkombëtare. Ymeri ka nënvizuar se një koalicion i tillë përballet me një rrezik të madh nëse bie qeveria, pasi opozita e VV mund të shfrytëzojë mundësinë për të kërkuar zgjedhje të reja. Sjelljet e deritanishme të LVV dhe Albin Kurtit po japin shenja se nuk e kanë ndërmend të respektojnë procedurën demokratike. Pavarësisht se kush formon qeverinë, kjo është çështje që varet nga votat e deputetëve. A bëhet qeveria nga VV-ja, LDK-ja, apo PDK-ja, nuk është në dorën tonë, ka theksuar Ymeri.
