leoni

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri konsideron se kushtet e vendosura nga kryeministri, Albin Kurti në Bruksel, ishin të kota

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka komentuar kushtet e vendosura nga Kryeministri Albin Kurti në Bruksel për takimin me Aleksandër Vuçiqin, duke i cilësuar ato si të kota. Sipas Ymerit, vetëm kushti për dorëzimin e Milan Radojçiqit në Kosovë ka arsye. Këto kushte janë të kota, përveç kushtit për Radojçiqin që është substancial. Nënshkrimi apo letra e Brnabiqit nuk ndryshojnë diçka në dialog, pasi marrëveshja është pranuar nga të dyja palët dhe është e obligueshme. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë vlen edhe pa nënshkrimin formal nga të dyja palët. Kryeministri Kurti ka kërkuar plotësimin e tri kushteve për zhvillimin e një takimi bilateral, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, dorëzimin e Radojçiqit dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …