Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me Albin Kurtin, Aida Dërgutin, Shpend Ahmetin dhe zyrtarë tjerë të partisë kanë nderuar dëshmorët e Prekazit në 19- vjetorin e rënies. Pas homazheve në varreza, ky delegacion është pritur edhe në kullën e Jasharëve nga përfaqësuesi i familjes, Murat Jashari. Kryetari i Vetëvendosjes, tha se kjo ditë është e veçantë për ta nderuar familjen Jashari, në këtë familje ka ndodhur një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe një sakrificë e cila është e papërsëritshme në historinë e kombit shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një prej ngjarjeve më të rëndësishme që e ka pasur kombi shqiptar, e cila përmes organizmit popullor e ka dëshmuar se sa i madh është vullneti për liri. Në këtë drejtim mendojë që rezistenca, beteja dhe sakrifica e familjes Jashari është një gjë të cilën ne kurrë nuk duhet ta harrojmë, sepse sakrifica e tyre e solli lirinë që populli ynë po e gëzon sot, tha Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …