Visar Ymeri: Kosovës rreziqet i vijnë nga “Zajednica”, jo nga Shqipëria

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një postim të tij në Internet, duke komentuar zërat se Kosovën po e rrezikon Shqipëria e jo Serbia, ka shkruar se shqiptarëve në Kosovë si në të kaluarën ashtu edhe tani rreziqet i kanë ardhur dhe po i vijnë nga Serbia e jo nga Shqipëria. Kjo ka qenë e vërtetë atëherë, para Luftës së Dytë Botërore, pas saj, gjatë Rankoviqit, gjatë viteve 60, 70, 80, e 90, para luftës së UÇK-së, gjatë saj, e është e vërtetë edhe sot.   Është e papranueshme, dhe neveritëse, kjo propagandë e pushtetit që nxit urrejtjen ndaj shqiptarëve nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Durrësi e Vlora. Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit përveç antikombëtare, është provinciale e përjashtuese. Republika e Kosovës jetësohet me deportimin e ‘Zajednicës’. Ky është problemi që duhet shporrur, i cili jo vetëm që po e trazon, por po kërcënon ta rrënojë Republikën duke ia gërryer dheun nën këmbë. Shqiptarët do të bashkëjetojnë e do të bashkëpunojnë përkundër vullnetit të Mustafës me shokë që ta pengojnë këtë, në Republikën pa ‘Zajednicë’ dhe për Republikën pa ‘Zajednicë’. Edhe sot Republika e Kosovës kërcënohet e rrezikohet nga ‘Zajednica’ e Serbisë, thotë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një postim.

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …