Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për tendencë që përmes pushtetit të kontrollojë mënyrën e të menduarit të qytetarëve dhe për ta përcaktuar të vërtetën sipas interpretimit të tij. Ymeri theksoi se Kurti e përdor shtetin për të imponuar qasje të njëanshme ndaj ligjit, duke mos lënë hapësirë për mendim të lirë. Ai shtoi se Vetëvendosje manipulon me konceptet politike, si në rastin e Asociacionit, duke i ndryshuar emrin për të mashtruar publikun. Ymeri kritikoi edhe qasjen e Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, duke thënë se ai nuk ka ofruar program konkret dhe i ka trajtuar qytetarët vetëm si numra elektoralë, pa adresuar nevojat e tyre reale.
