Analisti, Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si ka reaguar pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Ai tha se Kurti e ka shfrytëzuar këtë ngjarje për të promovuar interesat e tij politike dhe elektorale, në vend që të adresonte në mënyrë serioze situatën. Prej natës së parë, gjatë konferencës për shtyp, Kurti sulmoi opozitën, mediat dhe gazetarët, duke lënë në hije përgjegjësinë për të sanuar dëmet dhe për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen,” tha Ymeri. Ndërsa ambasadat e huaja dhe opozita kanë dënuar sulmin dhe kanë kërkuar hetim të plotë, Kurti e ka përdorur ngjarjen për të rritur tensionet politike dhe për qëllime elektorale.
