Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se LDK në raport me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës është treguar e pavendosur e që, sipas tij, kjo po i kushton. “Shenjat e para që ka dhënë LDK, që mbase ndryshon qëndrim, e ka bërë atë si parti që mund të ushtrohet trysni. Pra e kemi parë edhe javën e kaluar që presioni publik ndaj LDK-së ka qenë më i madh në raport me të tjerët”, ka deklaruar ai. Ymeri thotë se kjo parti nuk ka pasur asnjë borxh ndaj Vjosa Osmanit por se po futet gradualisht në diskursin e Lëvizjes Vetëvendosje. “Nuk është se AAK ose PDK po i presin krahë hapur zgjedhjet, mirëpo LDK ka treguar se po frikësohet më së shumti”, ka shtuar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …