leoni

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni

Analisti dhe ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se  e ardhmja politike e veriut të Kosovës duket të jetë e lidhur ngushtë me Listën Serbe. Ai diskutoi për vendimin e Listës Serbe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 21 prillit në katër komunat në veri. Pa zgjedhjet në veri nuk mund të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Serbia nuk duket e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve, duke theksuar se edhe kryetari serb, Vuçiq, nuk është i motivuar për të vazhduar procesin e dialogut. Nëse dialogu vazhdon të zvarritet. kjo konvenon Serbisë, pasi ata shpresojnë në rikthimin e kryetarit  Donald Trump. Ai beson se Serbia mund të ketë një dialog më të favorshëm për ta plotësuar një kërkesë tjetër që Vuçiqi e të marrë një pjesë të Kosovës. Situata aktualisht është në një modus ku dialogu është i paralizuar dhe palët po menaxhojnë vetëm krizën, duke shfaqur mungesë vullneti për normalizimin e marrëdhënieve, ka saktësuar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …