Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në interpelancën e kryeministrit Isa Mustafa, për shërbimet shëndetësore, ka thënë se për sistemin informativ shëndetësor, kërkohet një ligj i veçantë, ku përveç që rregullohet mënyra e bartjes së informatave, do të rregullohej edhe çështja e mbrojtjes konfidenciale të të dhënave individuale që i përkasin shfrytëzuesit të shërbimeve shëndetësore. Ai tha se në mungesë të parakushteve, vendimi që ka marrë Qeveria lidhur me fillimin e mbledhjes së premiumeve ka qenë në kundërshtim me vet ligjin për sigurime shëndetësore dhe çdo veprim i mëtutjeshëm do të përbëjë shkelje të mëtutjeshme të rëndë dhe me dëm ekonomik për vendin. Është thënë se duhet disa muaj më herët të fillojë të mbledhin fonde, pa ofruar shërbime shëndetësore, që është një arsyetim i pakuptim, theksoi Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …